Kuvendi i Shqipërisë po mban sot një seancë ku për të dënuar gjenocidin serb në Srebrenicë
Shumica qeverisëse ka dorëzuar projekt-rezolutën për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.
Në projekt rezolutën e dorëzuar nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste konfirmohet qëndrimi i Shqipërisë se mohimi i gjenocidit të kryer ndaj popullatës boshnjake nga forcat serbe të Bosnjës përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar.
Në lidhje me këtë në fjalën e tij në parlament deputeti demokrat Lulzim Basha tha se Serbia duhet të kërkojë falje për gjenocidin në Kosovë.
Sipas Bashës Serbia duhet të pranojë krimet që ka bërë në Kosovë.
“Numërim mbrapsht ka nisur për të miratuar rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë, jo për të mbetur pengje. E ardhmja nuk është e begatë për rajonin pa shëruar plagët e së kaluarës. Serbinë duhet ta kushtëzojnë me kërkesën e faljes dhe pranimin e krimeve. E shkuara mos të harrohet. Autoritetet serbe të kërkojnë falje. Çdo qëndrim tjetër ndaj Serbisë është amnisti e fshehtë. Na takon ne të jemi zëri i Kosovë. Ky akt i sotëm ndonëse i vonuar nderojmë viktimat e Serbenicës. Të mohosh gjenocidin në Bosnje dhe Kosovë tregon se nuk je ndarë nga e kaluara”, u shpreh Basha në parlament.
/a.r
Serbia dihet cfare ka bere e sa i do shqiptaret, po ti mor monster a ndjehesh i turperuar dhe a duhet te kerkosh falje per kontributin tend antikombetare kunder UCK-se e drejtuesve te saj?!