Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për 34-vjeçarin Eduart Kondi, i cili tre ditë më parë qëlloi me armë në drejtim të vëllait të tij pas sherrit për administrimin e plazhit në Radhimë.
Seanca për masën e sigurisë u zhvillua pa avokatin e të pandehurit, teksa trupa gjykuese vendosi arrest në burg. Ndërkaq, avokati Bilbil Maskaj u paraqit në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Vlorës për t’u interesuar për klientin.
Eduart Kondi qëlloi disa herë me armë për shkak të konfliktit që ka me vëllain e tij. Shkak është bërë administrimi i plazhit përpara lokalit në Radhimë.
Nga frika e të shtënave, shumë pushues u larguan të tmerruar, ndërsa të tjerët konsideruan të ndërprisnin pushimet.
/a.r