Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi u a bërë thirrje qytetarëve të dalin në protest diitën e nesërme, 7 korrik për problemet e tyre dhe jo për partitë politike e politikanët.
Në lidhje të drejtëppërdrejtë me edicionin e lajmeve në Vizion Plus, Vokshi u shoreh se protesta e 7 korrikut duhet të lëkundë nga themelet qeverinë dhe kryeministri Rama duhet të fillojë të mendojë dorëheqjen.
Deputetja demokrate paralajmëroi gjithashtu se 7 korriku do të jetë vetënm protesta e parë e cila hap siparin e një sërë organizimesh të tjera kundër qeverisë që nuk do të ndalen më.
“Kryetari I PD e ka theksuar faktin që data 7 korrik është një ditë e rëndësishme ku një protestë madhështore protest një nga më të mëdha që ka organizuar DP për shpëtimin e Shqipërinë. Kjo është një protest shumë e rëndësishme e cila hap siparin e protestive që nuk do të ndalen më. Koha ka vërtetuar që problemet e shumta të shqiptarëve nuk zgjidhen duke ndenjur në shtëpi, nuk zgjidhen nga rrjetet sociale apo nga Facebook por zgjidhen duke u bashkuar të gjithë bashkë duke protestuar ndaj një qeverie e cila tashmë ka dështuar në të gjitha politikat e saj. Tashmë PD me në krye Sali Berishën është rikonfirmuar si opozita e vërtetë. Kjo do dëshmohet edhe njëherë me protestën e nesërme, por protesta e nesërme është më shumë sociale se sa politike.
Nesër do të jemi për të dëgjuar qytetarët. Jemi në regjim, është një alarm që duhet të ngrejë çdo shqiptar për të protestuar nesër, Shqipëria është në rrezik. Protesta e nesërme është përtej politikës, është e qytetarëve, për 1001 arsye që ata kanë për të dalë në shesh, familja duhet shpëtuar, Nesër qytetarët të mos dalin për politikë por për të lëkundur nga themelet një regjim I cili është instaluar tashshmë. Edi Rama duhet të fillojë të mendojë për dorëheqjene tij.”
/a.r