Shqiptarët i shtuan dozat e pesimizmit për anëtarësim ne BE sipas anketës së Barometrit të Ballkanit 2022.
Gati gjysma të anketuarve rreth 42 % nuk presin që vendi të anëtarësohet para vitit 2030, ndërsa 22 % e tyre mendojnë se Shqipëria nuk do të bëhet kurrë pjesë e Unionit.
Përqindja e shqiptarëve që mendojnë në këtë mënyrë u rrit me 6 pikë përqindje në raport me vitin e kaluar.
Ndërkohë përqindja e shqiptarëve që besonin që Shqipëria do të bëhet pjesë e BE më 2025 ra në 26% nga 39% që ishte në vitin e kaluar.
Barometri gjeti se 60% e qytetarëve në Rajon konsiderojnë se anëtarësimi do të sillte ndryshime pozitive. Në të njëjtën kohë, numri i personave që mendojnë se anëtarësimi do të ketë ndikim negative në Rajon është rritur gjithashtu me 3 pikë (11% nga 8%në vitin 2020), që është rezultati më i lartë i regjistruar për këtë kategori ndër vite.
Ndërkohë që gati një e katërta e qytetareve në Ballkan e konsiderojnë anëtarësimin në BE një gjë as të mirë as të keqe.
89% e të anketuarve e shqiptarëve, besojnë fuqishëm se anëtarësimi në BE do të përkthehet në zhvillim shumëdimensional.
Serbia sërish është e vetmja ekonomi, ku qytetarët mendojnë se, anëtarësimi në BE nuk shihet aq pozitivisht. Vetëm 38% e të anketuarve shohin përfitime në anëtarësimin e mundshëm të ekonomisë së tyre në BE.
Më tej 36% e të anketuarve në Serbi nuk pretenduan asnjë ndryshim domethënës në rast se ekonomia e tyre bëhet anëtare e BE-së.
Nga ana tjetër, 57% e të anketuarve në Mal të Zi dhe 56% e atyre në Maqedoninë e Veriut perceptojnë pranimin në BE si një zhvillim pozitiv, ndërsa 33% në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk kanë pritshmëri as pozitive dhe as negative.
Gjithashtu perceptimi negativ i marrëdhënieve rajonale u tkurr ndjeshëm. Shumica dërrmuese e qytetarëve në Ballkanin Perëndimor (76%) panë një korrelacion pozitiv ndërmjet bashkëpunimit rajonal dhe situatës më të mirë politike, të sigurisë dhe ekonomike.
Përqindja e të anketuarve që u treguan skeptikë në lidhje me ndikimin pozitiv socio-ekonomik dhe politik të rajonit mbeti në nivele relativisht të ulëta, ku 18% pohojnë se nuk janë dakord që bashkëpunimi do të çonte në përmirësim..
Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë më të interesuar për të studiuar dhe punuar në BE (përkatësisht 46%, 39% dhe 37%).
Shqipëria dallohet edhe për sa i përket besimit të banorëve të saj se anëtarësimi i Shqipërisë në BE do të përmirësojë standardet demokratike dhe ekonomisë të vendit./Monitor/
g.kosovari