Protestën e paralajmëruar për në datën 7 korrik, analisti Mustafa Nano e sheh si një test që Sali Berisha po bën për veten e tij.
Nano thotë se protesta është një mënyrë e Berishës për t’u treguar ndërkombëtarëve se kush e drejton tani opozitën.
“Nuk është test sepse pretendimi që mund të rrëzohet qeveria përmes protestave është i kotë dhe këtë e di edhe budallai.
Ky është një test për Berishën. Por testi i vërtetë janë zgjedhjet. Sikur të ishte nesër, me siguri Berisha do të humbiste në mënyrë spektakolare.
Ai po kërkon t’u tregojë të huajve që llogaritë duhet t’i bëjnë me të nëse duan të flasin me dikë që përfaqëson opozitën.
Këtij qëllimi do t’ia arrijë, por ndërkombëtarët e kanë izoluar njëherë e mirë. Nuk ka fuqi të ushtrojë dhunë Berisha. Ai ka të dhunshme vetëm retorikën”, tha Nano.
Lidhur me skandalin e inceneratorëve, Nano tha se ka ngjitur si denoncim i opozitës:
“Gjithë diskutimi për inceneratorët po ngjit në publik. Nuk e di nëse SPAK po punon për të vënë para përgjegjësisë njerëz që kanë bërë abuzime, por denoncimi po ngjit.
Nuk e di si do ndryshojë pasi Meta të marrë frenat e LSI. Lind një lloj dualizmi kush do të jetë më i rëndësishëm, Meta apo Berisha”.
/a.r