Nesër pritet të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” protesta e opozitës. Mësohet se Partia Demokratike ka kërkuar leje në policinë e Tiranës nga ora 19:00 deri në 21:00 për zhvillimin e tubimit përpara kryeministrisë.
Behet me dije se për mbarëvajtjen e protestës do të jenë të angazhuar në terren rreth 1200 efektivë policie, nga forcat e rendit, FNSH, repartit Shqiponja dhe punonjës të gardës.
Vendosja e uniformave blu do të jetë e ngjashme me protestat e mëprshme të opozitës, ku një kordon me punonjësit e rendit dhe ata Shqiponja do të krijojë perimetrin e sigurisë rreth kryeministrisë, ndërkohë që Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë do të qëndrojnë nga mbrapa për të mbikëqyrur situatën.
Për sa i përket kufizimeve në qarkullimin rrugor, do të ketë që prej orës 16:00 ketë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Rruga “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht “Zhan Dark”./m.j