Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka njoftuar rritjen e pagave për mësuesit e sistemit arsimor parauniversitar. Nga data 1 korrik, pagat do të rriten me 6%, ndërsa rritje do të ketë edhe për pagesën e orëve suplementare.
“Për të gjithë punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar, finalizuam angazhimin që kemi ndërmarrë që në fund të vitit të kaluar me miratimin e buxhetit për këtë vit. Do të rriten 6% pagaet e punonjësve të sistemit të arsimor parauniversitar. 36 mijë punonjës që do përfitojnë nga data 1 korrik. Po rritet edhe paga e punëtorëve psikosocialë dhe oficerëve të sigurisë. Dua të theksoj që do të ketë rritje edhe për orët suplementare të mësuësve. Me 10% shtesa e orës suplementare për mësuesit”, njoftoi Kushi.
g.koaovari