Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se nga 1 korriku është rritur paga për mjekët dhe infermierët. Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, ministrja u shpreh se paga rritet me 6 % dhe se përfitojnë 19 mijë punonjës të shëndetësisë.
Sipas ministres, kjo rritja ka hyrë në fuqi në 1 korrik dhe ka efektin e saj për gjatë gjithë vitit. Ndërkohë efekti për rritjen e pagave është 10 mln dollarë.
“Duke filluar nga 1 korrik për të gjithë mjekët infermieret dhe profesionistët e shëndetësisë paga e tyre rritet me 6%. Kjo është një politikë e qeverisë shqiptarë. Kjo hyn në fuqi nga 1 korriku dhe shtrin efektin gjate gjithë vitit. Efekti për rritjen e pagave është 10 mln dollar dhe nga kjo rritje përfarojnë 19 mijë mjekë dhe infermierë dhe profesioniste të shëndetësisë.
Kemi vendosur një shpërblim financiar në masën 15 mijë lekë në muaj për të gjithë ata mjekë që përfundojnë specializimin dhe në bazë të kontratave me MSH ushtrojnë profesionit jashtë vendbanimit.
Do përfitojnë mbi pagën bonusin e kjo do hyjë në fuqi menjëherë me miratimin për këtë shpërblim nga i cili do perfitojne 300 mjekë që kanë përfunduar specializimin e do atashohen pranë spitaleve rajonale për të ushtruar profesionin e tyre në një periudhë 3 vjecare sipas detyrimit të përfshirë në kontratën me MSH”, tha ministrja.
g.kosovari