Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të dominojnë në vendin tonë, duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët në një pjesë të mirë të territorit.
Po, ashtu temperaturat e larta do të vijojnë të jenë prezente si pasojë e masave ajrore nga kontinenti Afrikan që kanë përfshirë Shqipërinë.
Sipas Meteoalb, parashikohet që vonë pasdite të këtë grumbullim të vranësirave në zonat veri-veriperëndimore por mundësia për
reshje është thuajse zero.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 39°C.
Era do të fryje mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.
Kosovë
Paraditja do të nisë, me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në të gjithë territorin e Kosovës.
Pas mesditës dhe në vijim do të ketë shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër në shumë zona të Kosovës, parashikohet të ketë reshje shiu në të gjithë Kosovën.
Maqedonia e Veriut
Republika e MV mbetet në ndikimin e motit të kthjellët gjatë orëve të paradites por pjesa e dytë do të sjellë zhvillim të vranësirave duke krijuar mundësi për shira në
zonat perëndimore dhe jugperëndimore të MV.
Në mbrëmje dhe gjatë natës do të ketë ri-kthim, të kthjellimeve në të gjithë MV.
Rajoni dhe Europa
Në dy skajet e Europës; përkatësisht në Gadishulli iberik si edhe brigjet e Egjeut
dominante do të jenë kthjellimet dhe temperaturat e larta.
Ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në Spanjë dhe Portugali ndërsa me vranësira, rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi ere dhe breshëri do te jënë Europa Lindore, Europa Qëndrore dhe pjesërisht Ballkani.
g.kosovari