Protesta e zhvilluar në Shkup kundër propozimit francez, ka degjeneruar në dhunë.
Protestuesit kanë goditur me mjete të forta dhe me lëndë piroteknike në drejtim të policisë.
Si pasojë, një prej efektivëve ka mbetur i plagosur. Në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë që po bën transportimin e të lënduarit.
Gjithashtu përpara Parlamentit, kanë mbërritur dhe njësitë speciale të policisë që po bëjnë të mundur shpërndarjen e turmës. Disa prej protestuesve janë arrestuar.
One more arrested. Unclear what happened now. #Protest in #Skopje pic.twitter.com/v5urQrxL1T
— Martin Koloski (@koloski_) July 5, 2022