Një banesë është përfshirë nga flakët këtë të martë në Himarë, duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas policisë, ngjarja u regjistrua rreth orës 18:20, në Lukovë, në banesën e qytetarit me iniciale K. G.
Fatmrësisht, askush nuk u lëndua si pasojë e flakëve, ndërsa shkaku i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
Njoftimi i policisë:
Himarë/Informacion paraprak
Më datë 05.07.2022, rreth orës 18:20, në Lukovë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. G, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një shkëndije elektrike, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/e.d