Janë publikuar pamjet e një sulmi me armë të ndodhur të shtunën në mbrëmje në Teksas, ku një 28-vjeçar vrau 2 persona dhe plagosi 4 të tjerë, mes tyre edhe 3 efektivë policie.
Në videon e publikuar nga Policia e Haltom është fiksuar momenti kur agresori qëllon ndaj tre efektivëve që afrohen në makinën e tij. Efektivët mbërritën në zonë pasi ishin telefonuar nga një grua e moshuar e cila kishte mbetur e plagosur, pasi plumbat e autorit hynë në shtëpinë e saj.
Sipas autoriteteve, autori, i identifikuar si Edward Freyman, kishte qëlluar mbi 100 plumba në zonë, teksa të gjithë banorët ishin nëpër shtëpi duke festuar fundjavën e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë.
Viktima e parë ishte një burrë, i identifikuar si 33-vjeçari Collin Davis, ndërsa viktima tjetër, një grua e identifikuar si 32-vjeçarja Amber Tsal. Policia tha se po heton mbi arsyet e vrasjes, por paraprakisht mësohet se të tre njiheshin me njëri-tjetrin.
Pasi qëllohen nga autori, i cili ishte fshehur në një shtëpi, efektivët e plagosur arrijnë të largohen. Më pas, ai arriti të largohej nga banesa, por pasi vrapoi për disa metra, policia thotë se vrau veten.
/a.r