Belind Këlliçi ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama lidhur me skandalin e inceneratorëve, që e quan vjedhje shtetërore”.
Në një deklaratë për mediat, deputeti Belind Këlliçi i bëri thirrje SPAK të hetojë “kokën” e aferës.
“Ne i bëjmë thirrje SPAK-ut të hetojë kokën e aferës qindra milionë euroshe dhe të mos merret më me bishtat. Deklarata e këtij institucioni, pas skandalit të fundit, se po ndjek paratë, kur hetimet kanë filluar prej 1 viti, nuk është serioze.
Nën dritën e fakteve të reja, skandalit të radhës dhe traditës në hajdutëri të kësaj qeverie, Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës.
Partia Demokratike i bën thirrje të gjithëve, të djathtë e të majtë, të ngrihen në mbrojtje të dinjiteti të tyre dhe të Shqipërisë. Duhet menjëherë ndalur marshimi mbi shpinat e shqiptarëve i bandës në pushtet”, tha Kellici.
g.kosovari