Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka reaguar sa i takon rastit të një të moshuare që rezulton ‘milionere’ nga skema e evazionit fiskal me inceneratorët.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, ligjvënësi Koçi shprehete se të moshuarit i përdorin për mbulim shumë të korruptuar.
“Po degjoj kete historine e perdorimit te te moshuarve 90 vjecare ne aferat e evazionit fiskal te inceneratoreve. Nuk di sa e vertete eshte.
Por jam i sigurte qe kete taktike mund ta kene perdorur gjeresisht shume pelivane te korruptuar. Prandaj institucionet dhe gazetaria investigative duhet t’i hyjne me qilizem kesaj historie.
Dhe ne Fier thuhet qe ka biznese te korruptuarish qe parate e fituara ne detyra shteterore investohen nepermjet te afermish nganjehere ne moshe pleqërie”, shkruan Koçi./m.j