Një shi i rrëmbyer ka rënë qytetin e Sarandës. Për 10 minuta qyteti është përfshirë nga reshje të shumta shiu.
Ky mot i keq në Sarandë, vjen në mes të sezonit turistik, duke prishur edhe mbrëmjen e pushuesve të cilit kishin zgjedhur të shëtisnin nën flladin e freskët buzë detit.
Nderkohe qe një person dërgohet i plagosur në urgjencën e spitalit në Sarandë.
Mësohet se si pasojë e stuhisë së ndodhur në këtë Sarandë, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit” i kanë rënë hekurat e fushës sipër dhe për pasojë është plagosur.
Sakaq nuk dihet nëse ka persona të tjerë të plagosur.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të verifikuar rrethanat. Gjithashtu në vendngjarje ndodhet edhe ambulanca./m.j