Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kavajë, në afërsi të fshatit Gosë, ku një trajler ka marrë përpara një furgon.
Deri tani nuk raportohet për lëndime në njerëz, por vetëm për dëme materiale.
Fatmirësisht nuk ka pasur viktima, dhe nga burime mësohet se vetëm shoferi furgonit ka pësuar disa gërvishtje në trup, për kurimin e të cilave është transportuar në spitalin e Kavajës.
Ndërkohë, shoferi i furgonit ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /m.j