Paulo Dybala, të gjithë e duan dhe askush nuk e rekruton. Pas kontratës së skaduar me Juventusin, ku qëndroi 7 vite, “Joya” nuk e ka gjetur ende skuadrën e tij të radhës. Interi duket në “pole”, edhe Milani mendon për të.
Bardhezinjtë nuk e duan kthimin e tij, por ka “intriga” me Monza. Pra, Diego Maradona Junior ka menduar të rrisë listën e klubeve të interesuara për argjentinasin, duke shtuar edhe Napolin.
Sigurisht që nuk mund të përkufizohet as si një “zë merkatoje”, sepse nuk është zyrtar i klubit blu, por djali i Diegos me Cristiana Sinagra shkroi në postimin privat të Dybala-s në Instagram, duke i kërkuar me këto fjalë:
“Eja te Napoli, këtu do të të donin si mbret”. Më pas bëri shaka dhe shtoi: “E shkrova kur dyshoja”, shoqëruar me tre “emoji” të qeshure.
Është e qartë se për një talent si sulmuesi argjentinas, ajo që ishte shtëpia e Maradonës mund të ketë një vlerë të veçantë për Dybala, i cili megjithatë mbetet i varur në hipotezën e veshjes së fanellës zikaltër, me referencën e Beppe Marotta, pothuajse mentori i tij, që nga koha e Juventusit.
Sa më shumë kalon koha, aq më shumë qarkullojnë thashethemet. Dhe nuk duhet shumë për t’i ushqyer ato…
/a.r