Incident i rëndë në Skënderaj. Policia e Kosovës ka konfirmuar plagosjen e dy zyrtarëve policorë, mbrëmë në orët e vona. Njëri polic është plagosur me armë zjarri e tjetri është lënduar me mjete të forta.
Sipas njoftimit policor më datë 02.07.2022, rreth orës 23:55, është raportuar se në Skenderaj gjatë një pike të kontrollit janë sulmuar dy zyrtarë policorë, njëri është i plagosour me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta. Të dy zyrtarët policorë janë jasht rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjeksorë.
Deri në këtë fazë dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë ndodhen në kërkim nga Policia.
Lidhur me rastin janë duke u ndermarr veprime operative dhe hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante. Mediat raportojnë se në këtë ngjarje është përfshirë ish-nënkryetari i Skënderajt Nuredin Lushtaku me disa familjarë të tij. Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/a.r