Një çift shqiptar po përballet me një problem të madh në Zvicër, pasi autoritetet u kanë marrë djalin 6-vjeçar, duke i akuzuar për dhunë.
Gjithçka ka ndodhur pasi prindërit kishin bërë synet djalin, dhe ai i tregoi për këtë gjë mësueses së tij. Pas deklaratës së djalit, mësuesja e alarmuar lajmëroi policinë, të cilët arrestuan babin.
30- vjeçari, babi i fëmijës, është ndaluar për 24 orë në stacionin e policisë. Ai u tha hetuesve se fëmija ishte bërë synet në verën e vitit 2021 në Kosovë dhe për shkak se ai ishte me profesion infermier, e kishte mjekuar në kushte shtëpie.
“Djali im kishte një plagë që po i shërohej më ngadalë. Për disa muaj e lyeja me një krem. Bëra një akt mjekësor siç ndodh të bëj me pacientët si pjesë e punës sime si infermier që jam. Jemi të tronditur”, akuzon prindi, i cili pretendon se marrja e fëmijës është e padrejtë.
Sipas raportit të autoriteteve në zonën anale të djalit “nuk ka ënjtje apo ndonjë plagë” që do të thotë se nuk ka infeksion. Nga ana tjetër, fëmijës gjashtëvjeçar i është zbuluar dhe një plagë e vogël në shpinë që që i ka bërë autoritetet zvicerane të dyshojnë se fëmija dhunohej. 6-vjeçari deklaroi për plagën se e kishte marrë pasi e kishte rrahur kushëriri i tij, ndërsa nëna tha se ishte shkaktuar teksa të dy luanin./m.j