U hap sot për qarkullim rruga më e re në Shqipëri, Kardhiq-Delvinë dhe tuneli i Skërficës, duke shënuar realizimin e një prej rrugëve më strategjike për zhvillimin e turizmit në bregdetin e Jugut, e cila shkurton me 45 minuta udhëtimin drejt Sarandës, duke rritur sigurinë rrugore, si edhe ofruar një tjetër spektakël të natyrës shqiptare.
I pranishëm në këtë aks rrugor, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë edhe një video ku njofton se tashme a kanë radhën që të finalizohen projekte të tjera.
“By pass” i Vlorës hapet me datë 7 korrik. Pastaj fillon Korridori Blu. Murriqan, Balldren, Thumanë. Kashar-Rrogozhinë-Fier.” shprehet Rama në videon e shpërndarë në rrjetet sociale./m.j