Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov mendon se deklaratat se NATO është një aleancë mbrojtëse janë qesharake, shkruan B92.
“Fjalët se NATO është një aleancë mbrojtëse janë qesharake, të pretendosh marrëzi të tilla është madje e turpshme”, tha Lavrov në Minsk, duke iu drejtuar studentëve dhe mësuesve të Universitetit Shtetëror Bjellorusi dhe institucioneve të tjera të arsimit të lartë, raporton RIA Novosti.
Ai iu referua deklaratave të një përfaqësuesi të Shtëpisë së Bardhë që përsëriti se Rusia nuk duhet të ketë frikë nga NATO-ja, se askush nuk duhet të ketë frikë nga NATO-ja, sepse NATO është aleancë mbrojtëse.
Sipas Lavrov, kuptimi i ekzistencës së NATO-s u zhduk kur Traktati i Varshavës dhe RSSS pushuan së ekzistuari.
“Nëse përparoni vetë, pushtoni territore, vendosni forca të armatosura atje, atëherë, nëse e kuptoj mirë gjuhën ruse, nuk është mbrojtje, është krejt e kundërta”, tha Lavrov.
g.kosovari