Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në një konferencë për mediat, ka deklaruar se në Shqipëri inflacioni është më i ulëti në rajon. Kjo sipas saj është reflektuar edhe tek çmimet e produkteve të ndryshme.
“Elementi i vetëm që ka shfaqur rritje është transporti. Që ka rezultuar në rritje 0.5%. Shqipëria ka pasur një inflacion më të ulët se të gjithë rajoni. Shqipëria ka qenë më ulët në rritjen e çmimeve ndjeshëm më mirë se në Rajon.” tha Delina Ibrahimaj.
Mes të tjerash ministrja ka theksuar ndonëse ka pasur inflacion, numri i bizneseve ka pasur rritje. Në krahasim me vitin e kaluar rritja e numrit të bizneseve është 17%. Ministrja shtoi se janë rritur eksportet.
“Eksportet janë rritur në muajin Maj. Në vëllim kemi pasur një ecuri të njëjtë me vitin e kaluar plus 7%. Në vlerë eksportet janë rritur me 37%.” tha Ibrahimaj.
Për sa u përket të ardhurave, Ministrja shtoi se ato janë rritur me 21.8% pavarësisht krizës së rritjes së çmimeve.
“Janë rritur të ardhurat me 21.8% me krahasim me vitin e kaluar. Vlera totale e të ardhurave 41.8 miliard lekë” tha Ibrahimaj.
“Ekonomia shqiptare është rritur paçka rritjes së çmimeve. E bazuar në qarkullimin e ekonomisë. Kemi pasur rritje në të gjithë sektorët.” shtoi ministrja.
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka bërë me dije se niveli i borxhit publik për tre mujorin e parë në vendin tonë ka arritur në 69.6% për shkak të përshpejtimit të rritjes ekonomike dhe ngadalësimit të huamarrjes së brendshme. Ndër të tjera thekson se shqetësimi kryesor është inflacioni pasi normat kanë ardhur në rritje dhe në muajin maj, arriti në 6.7%.
g.kosovari
O zonja ministre Keq për njerëzit nuk të vjen,por si nuk ke turp dhe thua që të ardhurat për frymë janë rritur me 17%?!! Ku jeton ti?!! 675.000 pensionistët jetojnë me 100€ në muaj,kurse ti flet për rritje ekonomike.Edhe Enver Hoxha do t’i kishte zili gënjeshtrat e tua.GËNJESHTARE.Mos pastë më Shqipëria një sojsëze si ty