Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme në plazhin e Tales, në Lezhë.
Një kamerier, që njëkohësisht mblidhte edhe lekët e shezlongëve, është konfliktuar me dy djem pushues për lekët e shezlongut.
Konflikti është përshkallzuar në dhunë fizike e për pasojë ka mbetur i dëmtuar kamerieri. I riu u dërgua në spitalin e Lezhës ku pas marrjes së mjekimit , është marrë në komisariatin e policisë, ku dhe po jep deponimin.
/a.r