Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për raportet dhe marrëdhëniet e tij me Ilir Metën, për të cilin thotë se padiskutim që do të ketë koordinim për frontin e shpëtimit të Shqipërisë. Por i pyetur për zërat se Meta do të jetë një kandidat për kryetar bashkie në Tiranë, Berisha tha se do të mbështesë atë kandidat që përcaktojnë primaret.
“Absolutisht do ketë një rakordim të plotë në frontin për shpëtimin e Shqipërisë. Me ilir Metën dhe me cilindo”, tha Meta në Opinion.
Pyetje: Ka zëra që Meta mund të jetë kandidat i opozitës për kryetarin e bashkisë së Tiranës, do të mbështesni?
Berisha: Ne kemi një sistem primaresh nga të cilat unë nuk mund të heqë dorë. E vendosin primaret. Nuk e kam dëgjuar
Pyetje: E mbështesni ju?
Berisha: Primaret janë primare. Ka marrë fund koha që Sali Berisha mbështet këtë apo atë kandidat. Do të mbështesë atë kandidat që përcakton primare. Tjetër është aleanca, tjetër është kandidatura. Unë nuk mund të them që PD nuk do kandidojë në kryeqytet.
/a.r