Simboli i shqiponjës po i njeh shqiptarët anë e kënd botës. Kohët e fundit në të gjitha vendet shqiptarët po përhapin edhe më shumë shenjën e shqiponjës të bërë me kryqëzimin e duarve në mes të gjoksit.
Ky simbol po përdoret gjerësisht nga personazhe të njohur shqiptarë, të cilët festojnë sukseset e tyre me kryqëzimin e duarve duke i treguar me krenari botës origjinën e tyre.
Listës i janë bashkuar edhe personazhe të huaja mes të cilëve edhe 50 Cent. Ky i fundit po mban disa koncerte në disa vende të ndryshme të botës. Në një video të publikuar në TikTok reperi shihet në skenë duke performuar dhe në një moment bën simbolin e shqiponjës dykrenare teksa thotë diçka që nuk është e kuptueshme. Me gjasa ai ka parë ndonjë pjesëmarrës me flamurin shqiptar ose duke bërë shqiponjën.
Emri i tij listohet ndër emrat më të famshëm të rep-it në botë. Ndonëse më jo shumë aktiv në muzikë, 50 Cent pa dyshim mbetet një nga artistët ndërkombëtarë më të famshëm dhe të dashur.