Të mërkurën inteligjenca ukrainase bëri të ditur se 144 ushtarë ukrainas, përfshi shumë luftëtarë të kapur rob në fabrikën e çelikut Azovstal në qytetin port të Mariupolit, ishin liruar në një shkëmbim mes të burgosurve me Moskën.
“Ky është shkëmbimi më i madh që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës. Nga 144 të liruarit, 95 janë luftëtarë të Azovstal,” thuhet në deklaratën e drejtorisë së inteligjencës të ministrisë së mbrojtjes të Ukrainës.
Në postimin e bërë në rrjetin social “Telegram”, nuk specifikohet se kur dhe ku u bë shkëmbimi apo sa të burgosur rusë u liruan si pjesë e marrëveshjes.
Ai shtoi se 43 nga ushtarakët e liruar i përkisnin regjimentit të Azov-it, një ish njësi paraushtarake që tani është e integruar në ushtrinë ukrainase.
Rusia e konsideron njësinë një organizatë neo-naziste dhe më parë ka thënë se ushtarët e saj duhet të dalin në gjyq.
Moska dhe Kievi kanë shkëmbyer të burgosur disa herë që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt.
Shkëmbimi i mëparshëm u bë të martën, në 28 qershor dhe përfshinte 17 të burgosur ukrainas.
g.kosovari