Një shqiptar është arrestuar në Athinë nga policia greke, pas denoncimit të një psikologeje 27-vjeçareje që e kallëzoi se ishte ngacmuar seksualisht prej tij.
Ngjarja ndodhi në lagjen Kyfisia të kryeqytetit grek, ku psikologia Iris Kalpouzou kishte marrë një zyrë për të ofruar shërbimet e saj dhe punëtori shqiptar do të bënte rregullimet dhe arredimet.
Por një pasdite, tregon 27-vjeçarja, punëtori shqiptar nisi ta ngacmonte dhe tentoi ta puthte.
Ajo tregon se shqiptari i bënte komplimente të tilla si “je një grua shumë e bukur”. Por psikologia shprehet u mundua ta shmangte duke i thënë se “është e martuar dhe ka një fëmijë”.
“Në një moment shkova në tualet. Ai erdhi aty. Më preku dhe më tha më përqafo. Unë i thashë, si guxon? Kam burrë dhe fëmijë. Po mundohesha të ktheja kokën se po tentonte të më puthte. Ia dola të largohesha”, tregon 27-vjeçarja.
“Pse po largohesh? Ku po shkon? Më urren”, i tha shqiptari.
“Unë i thashë si guxon ta bësh këtë, unë kam familje”, shprehet 27-vjeçarja.
Më pas psikologia, rrëfen për mediat greke, se shkoi në polici dhe e denoncoi. Së bashku me policinë dhe bashkëshortin shkuan te vendi i punës dhe u përball sërish me punëtorin shqiptar. Ky i fundit u arrestua nga policia greke pas denoncimit të 27-vjeçares për ngacmim seksual.
/a.r