Kufizimet e vendosura nga Norvegjia pengojnë transferimin e mallrave në vendbanimet me popullsi ruse në arkipelagun Svalbard, tha Ministria e Jashtme ruse, duke paralajmëruar Oslon se do të përballet me pasoja nëse çështja nuk zgjidhet.
Svalbard, ose Ishujt Spitzberg, ndodhet në Oqeanin Arktik, në veri të Evropës kontinentale, midis Norvegjisë dhe Polit të Veriut. Ai përbëhet nga një grup prej 11 ishujsh kryesorë.
Moska ka një prani diplomatike në Barenburg, ku elementi rus – si dhe ai ukrainas – është i fortë./m.j