Uashingtoni bëri të ditur të martën hapat që do të ndërmerren për të zbatuar sanksionet e reja ndaj Rusisë, siç u ra dakord nga krerët e G7-s, të cilat synojnë industrinë e mbrojtjes të Moskës dhe duke ndaluar importet e arit nga vendi.
Lëvizjet e fundit “godasin në zemër të aftësisë së Rusisë për të zhvilluar dhe vendosur armë dhe teknologji të përdorura për luftën brutale dhe agresionin e Vladimir Putinit kundër Ukrainës”, tha në një deklaratë Departamenti Amerikan i Thesarit.
Sanksionet synojnë kompaninë shtetërore “Rostec” dhe industri të tjera kritike për sektorin e mbrojtjes, si dhe njësitë ushtarake dhe oficerët e implikuar në abuzimet e të drejtave të njeriut në Ukrainë, thuhet më tej në deklaratën e Thesarit Amerikan të Shtetit.
Sanksionet perëndimore, si pasojë e luftës, kanë nxitur kompanitë e huaja të largohen nga Rusia, duke ndaluar tregtinë dhe lidhjet financiare të vendit me pjesën tjetër të botës. Megjithatë, Rusia të sigurojë fitime të mëdha nga shitja e naftës dhe gazit.
Samiti tre-ditor i liderëve të G7-s, është zotuar të mbajë sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe të intensifikojë presionin ndërkombëtar ekonomik dhe politik ndaj Presidentit Vladimir Putin dhe mbështetësve të tij.
Zyrtarët thënë gjatë samitit se liderët e ekonomive të mëdha po punojnë për të vendosur një kufi të çmimit të naftës ruse, për të rritur tarifat për mallrat ruse dhe për të vendosur sanksione të tjera, megjithëse nuk u arrit një marrëveshje përfundimtare në Gjermani dhe priten diskutime të mëtejshme përtej samitit.
/e.d