Roskovec-I vuri zjarrin një sipërfaqeje toke në fshatin Jagodinë, procedohet penalisht autori i dyshuar.
Policia e Fierit ka referuar materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për V. L., banues në Durrës, pasi në fshatin Jogodinë, ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur një sipërfaqe toke me prodhime bujqësore dhe disa koshere bletësh, në pronësi të shtetasve L. R., S. Ç. dhe N. K.
/a.r