Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin që bëri për përballimin e zjarreve në vend kërkoi shkarkimin e 2 drejtorëve të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
KLSH kërkoi shkarkimin e Robert Hysenllarit, Dr. i Gatishmërisë e Koordinimit të Përgjigjes Emergjente, i cili akuzohet se nuk ka kryer inspektimet për gatishmërinë e strukturave në 2021.
Ndërkohë që KLSH kërkoi shkarkimin edhe të Klajdi Nikollës, Drejtor i Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Projekteve. Drejtoria e Klajdi Nikollës lidhi kontratë më Viva Helicopter, e cila s’ka asnjë helikopter. Sipas KLSH Kontrata me helikopterët privatë për shuarjen e zjarreve u lidh në mënyrë të padrejtë.
Pjesë nga raporti i KLSH
Klajdi Nikolla, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Projekteve, për arsye se Kualifikimi, shpallja fitues e operatorit ekonomik “V.H.” nga KVO, si dhe lidhja e kontratës, është kryer në mënyrë të padrejtë, veprim në kundërshtim me Ligjin nr. 162, datë 23.12.2020, “Për prokurimin publik” nenet 77,87,89,90,92 dhe VKM nr. 285, datë 19.5.2021, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, neni 82. Konkretisht:
-Operatori ekonomik “V.H.”shpk nuk disponon asnjë mjet të fluturimit ajror, por ka aktmarrëveshjen e datës 07.06.2020 ndërmjet Operatorit ekonomik “V.H.”shpk, dhe Kompanisë A.I.G.CGjermani, dokument i pavlefshëm për tu marr në konsideratë.
Robert Hysenllari D.1.a. “Largim nga shërbimi civil”, sipas pikës “ç” e nenit 58, 1. R.H., me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Gatishmërisë dhe Koordinimit të Përgjigjes Emergjente, për arsye se:
-Për periudhën objekt auditimi nga AKMC, nuk janë kryer inspektime për gatishmërinë e strukturave të Mbrojtjes Civile për parandalimin dhe mbrojtjen nga zjarri, veprim në kundërshtim me Ligjin nr. 45/2019 “Për mbrojtjen civil”, neni 67 “Inspektimi”, pikat 1 dhe 2.
/a.r