Për situatën alarmante me ujin në Kukës ka reaguar dhe drejtori i NjVKSH Hasan Halilaj.
Halilaj ka deklaruar për “Fax News” se nga analizat që i janë kryer ujit rezulton se ai është i pastër bakterioligjikisht dhe nuk ka vend për panik. Ai thekson se për 48 orë do të merret një raport i hollësishëm nëse uji është i pijshëm.
“Lidhur me shqetësimin që banorët e Kukësit kanë patur për ujin e pijshëm me idenë që është i ndotur themi se rezultatet e analizave kanë treguar se uji është i pastër bakterioligjikisht në kushtet dhe parametrat fiziko-kimike dhe të klorit brenda normave të paracaktuara në ligj dhe qytetaret e Kukësit nuk kanë arsye të bëjnë panik.
Ndërsa sa i perket ujit në një pjesë të lagjes Muja në Shtiqen situata është nën kontroll, uji është i ndalur nga ujësjellësi pasi ka patur ndërhyrje në rrjet dhe nisur nga ky fakt kuptohet që edhe uji ka patur probleme.Nesër do të japim një raport të hollësishëm për këtë çështje, pasi ka një afat 48 orë që të futen në laborator dhe të vërtetohet nëse uji është i pijshëm”-tha Halilaj.
Edhe kreu i bashkisë Safet Gjici deklaron se uji i pijshëm është përzier me atë vaditës pasi një banor ka ndërhyrë, rast me të cilin po merret policia.
Gjici tha ndër të tjera se ujësjellësi i Kukësit është në krye të detyrës dhe ka ndalur furnizimin, duke shtuar se deklarata e mjekut Admir Sinamati është keqinterpretuar në rrjetet sociale dhe se është shfrytëzuar për politikën ditore.
/e.d