Një 17 vjeçare është gjetur e pajetë nga familjarët e saj në një banesë në lagjen “Shënkoll” të Elbasanit.
Policia bën me dije se shtetasja Xh. M., 17 vjeçe, “dyshohet të jetë vetëvarur në kushte depresioni”.
Njoftimi
Më datë 26.06.2022, në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, është gjetur nga familjarët, në banesë, e vetëvaruar, pa shenja dhune, shtetasja Xh. M., 17 vjeçe. Nga veprimet e para hetimore dyshohet që kjo shtetase të jetë vetëvarur në kushte depresioni.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
g.kosovari