Maturantët kanë paralajmëruar një protestë ditën e nesërme. Protestat e maturantëve do të organizohet para Ministrisë së Arsimit lidhur me me pyetjet në provimet e matures. Ish kryeministri Sali Berisha ka shprehur mbështetjen e tij për maturantët
“Nesër, në ora 10:00, maturantët nisin protestën pa kthim kundër pabesisë Rama-Kushi, të cilët me provimin kurth me pyetje jashtë programit, dëshmuan veten armiq të ëndërrave më të bukura rinore! Mbështetje të plotë maturantëve në betejën e tyre të drejtë”, shkruan Berisha.