Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Vlorë. Policia raporton se:
Sot, rreth orës 09:15, në aksin rrugor Vlorë-Llakatund, një automjet tip “Toyota”me drejtuese shtetasen A. M, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin R. H., 69 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/a.r