Gjykata ruse ka dënuar me 13 vite burg djalin e një drejtuesi të lartë rajonal (kryeministër), pasi rrahu dhe më pas hodhi nga dritarja të dashurën e tij 21 vjeçare, Tomiris Baysafa, një studente ekselente.
Autori, 26-vjeçr, Murtuz Medzhidov e kreu krimin në Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës (MGIMO), ku trajnohen diplomatë dhe spiunë.
Vendimi për dënimin e të riut erdhi pas një fushate për drejtësi nga nëna e viktimës, e cila protestoi kundër “paligjshmërisë” gjyqësore të Rusisë , kur një vit më parë Medzhidov u shpall i pafajshëm.
Gjykatësi në gjyqin fillestar u pa si “jashtëzakonisht mbështetës” ndaj Medzhidov – djalit të një ish-kryeministri me ndikim të rajonit të naftës dhe gazit Dagestan, Mukhtar Medzhidov.
Nëna e viktimës, Zhanna Akhmetova, 42 vjeçe, ishte ankuar se vajza e saj ishte trajtuar si “një person absolutisht i sëmurë nga ana psiko-emocionale”, dhe provat bindëse mjeko-ligjore ishin injoruar.
Ajo u kishte bërë thirrje për drejtësi presidentëve të Rusisë dhe Kazakistanit, vendit të saj të lindjes, Vladimir Putin dhe Kassym-Jomart Tokayev./m.j