Policia greke ka zbuluar një bazë droge në një dyqan mishi dhe kanë arrestuar katër shtetas shqiptarë.
Siç raportojnë mediat greke, trafikantët shqiptarë fshiheshin me biznesin e vendosur në qendër të Athinës, në zonën e madhe tregetare “Barbakios”.
Kur policia greke ndërhyri, gjeti dhe sekuestroi në këtë dyqan 5 kg 775 gram marijuane, 70 gram kokaine, 11 mije 355 euro, 3 celulare dhe 1 peshore elektronike.
Në pranga ranë katër shqiptarë të moshave nga 26, 35, 38 dhe 48 vjeç, por identiteti i tyre nuk bëhet me dije nga mediat greke.
Sipas policisë, një nga shqiptarët, konsiderohet kreu i grupit, i cili ka qenë i arrestuar edhe në vitin 2012 për grabitje dhe akuza të lidhura me drogën.
g.kosovari