Megjithëse postimi qëndori pak minuta në profilin i saj në Instagram, Beatrix Ramosaj e veshur me fustan të bardhë nusërie u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale nga fansat.
Në disa foto që vetë këngëtarja publikoi, ajo shihet me fustan, një kordele të bardhë me gurë në flokë teksa mban lule në dorë. Beatrix u shfaq e buzëqeshur, por ajo që bie në sy është që postimi është fshirë.
Por nuk mund të themi të njejtën gjë për profilin e saj në TikTok. Në një video të publikur, Beatrix shihet me të njejtën vello dhe model flokësh, ndërsa po xhirohet nga dikush tjetër.
“Përshëndetje princeshë. Ku e ke princin?”- dëgjohet të thotë vajza që po xhiron videon, ndërsa Beatrix duke qeshur thotë: “Ai po vjen… me kalë.”
Duke hequr opsionin se ajo po martohet, dy janë mundësitë: ose një videoklip i ri ose një set fotografik.
“Ma shumë se ti” dhe “Vonë” ishin këngët që Beatrix publikoi pas ndarjes nga Donald Veshaj, duke shkaktuar një ‘furtunë’ në rrjetet sociale. Menjëherë këngët u lidhën me historinë e tyre ku ndjekësit shprehën se në fakt vargjet ishin për ish-partnerin e saj. Pak ditë më parë në një video-live në rrjetet sociale, ajo u shfaq së bashku me Fifin, ku foli në lidhje me këngët e saj. Ajo tha se asnjëra prej tyre nuk është dedikim duke shtuar se ajo as nuk i ka shkruar vetë tekstet e tyre.
Vlen të theksohet se në fakt Beatrix i ka dedikuar një këngë Donaldi, gjë që e ka pranuar vetë ajo. Bëhet fjalë për projektin i cili mban titullin “Faj” që e lançoi pas dajes nga formati. Në tekstin e këngës këngëtarja nga Kosova rrëfente paragjykimet që ka marrë. Ajo theksonte se njerëzit e kanë bërë me faj çiftin pa e ditur se çfarë ata përjetojnë.
/e.d