Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se vendimi i liderëve të Bashkimit Evropian për të pranuar Ukrainën dhe Moldavinë si kandidatë për anëtarësim do të ketë pasoja negative.
“Duke vendosur për t’i dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e vendeve kandidate, Bashkimi Evropian konfirmoi se vazhdon të shfrytëzojë në mënyrë aktive CIS (Komunuelthin e Shteteve të Pavarura) në nivel gjeopolitik, në mënyrë që ta përdorë atë për të frenuar Rusinë. Ata nuk mendojnë për pasojat negative të një hapi të tillë”,- u shpreh zyrtarja e Jashtme.
/e.d