Ambasadorët amerikanë të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Kroacisë do të takohen me liderët e Departamentit të Shtetit këtë javë për të diskutuar prioritetet në Ballkanin Perëndimor.
Në fokus të bisedimeve do të jenë bashkëpunimi rajonal dhe integrimi, që është më i rëndësishëm se kurrë.
Këtë e bëri me dije ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim përmes një postimi në Twitter.
Në fotografinë që ka shpërndarë, Kim shfaqet e buzëqeshur pranë homologëve të saj ndërsa pranë mes tyre është edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
/e.d