Partizani do të sfidojë gjeorgjianët e Saburtalo Tbilisi në raundin e parë të Conference League. Ndeshja e parë do të luhet më 7 korrik në Tbilisi, ndërsa dueli i kthimit pas një javë në Tiranë.
“Demat” kanë publikuar një komunikatë zyrtare në faqen e tyre, aty ku lajmërojnë tifozët e kuq se përballja e kthimit do të zhvillohet në “Air Albania”, lajm që gëzon ultrasit e Partizanit.
“Klubi Partizani me kënaqësi njofton se ndeshja e kthimit Partizani-Saburtalo, e vlefshme për turin e parë të Europa Conference League, do të zhvillohet në stadiumin ‘Air Albania’.
Impianti i kryeqytetit do të jetë stadiumi pritës i të kuqve për takimin ndaj gjeorgjianëve të Saburtalo në program të enjten, datë 14 korrik ora 20:00”, lexohet në postimin zyrtar të klubit kryeqytetas.
/e.d