Një i mitur është aksidentuar për vdekje mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Hamil-Dërmënas në Fier.
Mësohet se viktima është një 15-vjeçar, i cili po udhëtonte me biçikletë kur është përplasur nga makina.
Aksidenti ndodhi rreth orës 22:00 mbrëmjen e së enjtes, ndërsa disa orë më vonë, në orën 02:00, i mituri ndërroi jetë në Spitalin e Fierit.
Drejtuesi i automjetit, E.B. 29 vjeç u largua nga vendngjarja dhe u arrestua disa orë më vonë. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe largim nga vendi i aksidentit.
/a.r