Kryetarja e LSI tha se partia e saj ka bashkëpunuar me grupin e Berishës në PD, por nuk mund ta presë atë pafundësisht.
Ajo u shpreh se në zgjedhjet e 6 marsit në 6 bashki, ishte pikërisht LSI-ja që e ndihmoi Rithemelimin.
Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Kryemadhi tha se momenti më i rëndësishëm mbeten zgjedhjet lokale.
Nuk ka asgjë për të fshehur. LSI i krijoi infrastrukturën teknike Grupit të Rithemelimit më 6 mars. Grupi i Rithemelimit është shumica. Ne deri më sot kemi pritur të mbyllet procesi i unifikimit të PD. Por nuk mund të presim në pafundësi. Prandaj kemi lënë konventën tonë më 25 korrik. Ne flasim për çështje me rëndësi politike. Zgjedhjet lokale janë të rëndësishme dhe në to unifikimi i opozitës me kandidaturat e saj e bën real rezultatin e vërtetë. Është e rëndësishme të kuptojmë hapjen e opozitarizmit. Shtatori do të jetë afati i fundit i qasjes së opozitarizmit.
/a.r