Në emisionin “Të Paekspozuarit”, kryetarja e LSI paralajmëroi dorëzimin e një tjetër dosjeje në SPAK për çështjen e inceneratorëve.
Kryemadhi tha se dosja do të dorëzohet javën tjetër në organin e akuzës. Në të provohet evazioni fiskal në masën 170 milionë dollarë nga kompanitë e inceneratorëve.
Kryetarja e LSI-së tha se dosja e dorëzuar më parë në SPAK për inceneratorët është një nga arsyet e vërteta të moshapjes së negociatave.
“BE nuk po tallet me shqiptarët. Institucionet në Bruksel vazhdojnë dhe bëjnë punën e tyre. Ajo që dua të vë në dukje është a është një lojë e sponsorizuar nga qarqet antishqiptare, për të nxitur këtë frymë antieuropiane. Mbaruam punë me Amerikën. Po stimulohet fryma antiamerikane dhe antieuropiane në Shqipëri. Çdo ditë kapen grupe të lidhura me trafikun e drogës. Ke rastin e inceneratorëve. Nuk e shohin ambasadat, por BE e ka në tavolinë. Shumë shpejt edhe SPAK do të ketë një dosje me evazion fiskalë 170 milionë dollarë vetëm nga kompanitë e inceneratorëve. Këto i janë fshehur zyrave të taksapaguesve”, tha Kryemadhi.
/a.r