Parlamenti i Bullgarisë mund të votojë nesër për propozimin e Francës për zhbllokimin e negociatave të anëtarësimit të BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Një projektvendim i propozuar nga partitë e opozitës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Sofjes dhe Shkupit është miratuar nga Komisioni për Politikë të Jashtme.
Nesër projektvendimi duhet të futet në rendin e ditës të punimeve të parlamentit, nëse partitë në pushtet nuk e kundërshtojnë.
“Oferta franceze është më e mira që kemi marrë deri më tani. Është plani më i miri në krahasim me atë portugez dhe gjerman”, theksoi ministrja e jashtme e dorëhequr, Teodora Gençovska. Ajo theksoi se propozimi francez për zgjidhjen e çështjeve kontestuese me Maqedoninë e Veriut mund të jetë i vlefshëm deri në fund të presidencës franceze, pra deri në fund të qershorit.
/a.r