Fiket në fund fare ëndrra e tre shqiptarëve për të emigruar në Britani. Ata dhe një grua belge rrezikojnë disa vite burg pasi u kapën duke u përpjekur të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt Britanisë së Madhe.
Të katërt personat po udhëtonin me një fugon që ishte nisur nga Belgjika, ndërsa ishin fshehur mes një grumbulli pikturash, që gruaja belge pretendonte se do i shiste në Angli.
Fugoni i Viviane V. u ndalua në Nieuwpoort, ku gjatë kontrollit u gjetën edhe tre shqiptarët dhe bashkë me ta edhe një fëmijë tre vjeçar. Hetimet zbuluan se 36 vjeçari shqiptar Ermal L. mësohet se ka shoqëruar gruan belge në Drongen ku u takuan edhe me dy shqiptarët e tjerë, Hysen D. 35 vjeç dhe Basri A. 40 vjeç.
Avokatët mbrojtës kanë kërkuar pafajësinë e tyre, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të jepet më 25 korrik.
/e.d