Ka mbërritur sot në Shqipëri ish-zv/presidenti amerikan Mike Pence. Pence është pritur nga shumë politikanë shqiptarë të të gjitha kaheve politike, si Taulant Balla, Enkelejd Alibeaj, Monika Kryemadhi, Pandeli Majko, Belind Këlliçi, Mimi Kodheli, Bujar Leskaj, e shumë deputetë të tjerë të të tre forcave politike.
Ai ka vizituar kampin e muxhahedinëve iranianë në Manzë, ku të pranishëm janë kreu i grupit të PS Taulant Balla, kreu i grupit të PD Enkelejd Alibeaj dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi.
Mike Pence do të zhvillojë takime me krerët më të lartë të politikës shqiptare.
Në muajin maj të këtij viti, Shqipëria u vizitua edhe nga ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, në kuadër të aktiviteteve për 100-vjetorin e marrëdhënieve mes dy vendeve./m.j