Skena të luftës së përditshme nga Ukraina: Një burrë tregon në video bashkëjetesën me raketën ruse që ngeci në shtëpinë e tij.
Raketa erdhi nga çatia, duke depërtuar në dy kate përpara se të zhytej në dysheme. Për fat të mirë për të, raketa ishte stërvitore, pa një predhë shpërthyese. Në video shihet vrima e hyrjes së saj nëpër dy katet e sipërme.
Shtëpia ndodhet në Kharkiv dhe është fotografuar për herë të parë në fund të marsit, kur qyteti ishte ende i rrethuar nga pushtuesit.
/javanews/a.r