Shtyrja e diskutimit për një akt normativ, u bë shkak i një debati në nisje të seancës Parlamentare këtë të enjte. Bëhet fjalë për aktin normativ për kompensimin financiar të çmimit të disa materialeve ndërtimi për kompanitë në situatën e rritjes së çmimeve në vend.
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili tha se ky akt normativ është futur në rendin e ditës në kundërshtim me rregulloren, pasi sipas tij, në Komsionet Parlamentare nuk janë marrë mendimet e komisioneve të tjera që janë të përfshira në këtë çështje.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se duke u nisur nga këto diskutime, duhet të shtyhet ky diskutim për në datën 30 qershor.
Kjo duket se nuk i ka pëlqyer Enkelejd Alibeajt i cili tha se Balla nuk mund të vendosë se kur duhet të diskutohet ky akt normativ.
Në fund, palët ranë dakord që kjo pikë e rendit të ditës nuk mund të zhvillohet sot.
Vasili: Pa mbaruar punë komisionet, siç është e detyrueshme, një akt I tillë nuk mund të vijë në sallë. Ky akt sot duhet të shtyhet, pavarësisht punës që ka. Një komision nuk mund të privohet nga e drejta për të dhënë një mendim mbi një akt normativ pasi përfaqësuesit përplasen në impenjimin e tyre.
Balla: Kam kërkuar fjalën lidhur me aktin normative nr.2010 për kompensimin financiar të dis materialeve ndërtimi. Dua ta vë në dijeni Kuvendin se mes kryetares së Komisionit të Çështjes Sociale, Duma dhe Pendaminji ka pasur një diskutim për atë që thotë Vasili. Ka një element që është shumë thelbësor. Shtyrja duhet bërë deri në javën tjetër. Duke qenë se java tjetër është e gjelbër, biem dakord që java e gjelbër të shtyhet një javë më pas. Ky projektligj të futet javën e ardhshme. Data 2 korrik është e fundit për të shqyrtuar aktin normativ. Kjo çështje të shtyhet me këtë shënim që të zhvillohet seanc në datë 30.
Alibeaj: Rregullorja është akti që mban në këmbë Parlamentin. Fakti që e keni përfshirë në rend dite një akt normative pa u marrë mendimi i një komisioni tjetër. Kjo do të duhet të shtyhet. Të gjtiha komisionet duhet të japin mendimet e tyre. Se kur do të diskutohet, nuk mund të jetë një çështje që e përcakton Balla. Historia se pse nuk ka ardhur një opinion për dhënie mendimi, dhe të shtyhet me një javë, nuk qëndron. Është bërë praktikë e këtij Parlamenti, që miraton akte mirative duke I hequr të drejtën legjislative këtij parlamenti. Akti normativ ka një afat 40 ditor. Pse qeveria e sjell me vonesë, nuk është një shkak që të shtyhet sipas Ballës. Për të shtyrë, po.
Nikolla: Biem dakord që të shtyhet në seancën e ardhshme. Sot është futur në rend dite sipas vendimit të marrë nga Konferenca e Kryetarëve. Diskutimi i aktit normativ hiqet nga rendi I ditës.
g.kosovari