Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Ekonominë dhe Financat, deputeti socialist Erion Braçe ka pasur një debat me zëvendës ministrin e Energjisë, Ilir Bejtja.
Braçe, ashtu si edhe herë të tjera që ka qenë në mbështetje të fermerëve vendas dhe problematikave me të cilat përballen ata, është shprehur se ashtu siç janë rritur çmimet e hekurit apo produkteve të tjera të ndërtimit, është normale të pritet që edhe gruri të rritet sipas çmimeve të bursës.
Bejtja është përgjigjur se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë pasi aktualisht çmimi i grurit në vendin tonë është në përputhej me atë të bursës. Ai është shprehur se është dakord që çmimi duhet rritur por kjo nuk mund të diskutohet në këtë mbledhje.
Erion Braçe: A keni një listë të kontratave se ka shkolla që nuk janë mbaruar. Ky afat kaq i gjatë pa bërë analizë nëse kontrata është apo jo me afat krijon mundësi për spekulim sepse në 1 janar 2022 çmimet janë rritur pretendoni ju.
Ilir Bejtja: Mund të përjashtohen kontratat që janë jashtë afatit.
Është në diskrecionin tonë dhe tuajin ta vërtetojmë dhe kontratat jashtë afateve paguajnë penalitete dhe nuk mbështeten.
Braçe: Do ta shohim. Po i bëj thirrje kujtdo që grurin ta shesin me çmimin e bursës.
Bejtja: Nuk e shesin dot se është më lirë gruri në bursë se këtu.
Braçe: Po hekuri si është?
Bejtja: Në çmim burse, shitet në çmim burse. Jam dakord që çmimi i grurit duhet ngritur për të mbuluar kostot por këtu nuk jemi për këtë çështje.
g.kosovari